Në SHBA mbi 500 mijë raste me Covid-19

  • 11 April 2020 - 18:58
Në SHBA mbi 500 mijë raste me Covid-19

Në SHBA numri i personave të prekur nga Covid019 ka shkuar mbi 500,000 përkatësisht 507,338 . Prej kohësh tashmë epiqendra e pandemisë është zhvendosur nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.

Numri i të vdekurve nga virusi deri të shtunën ka arritur në 18.700, një shifër kjo pak më i ulët sesa ajo e Italisë, ku deri tani regjistrohet numri më i madh i viktimave në botë.

Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i muait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale.

Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

Guvernatori Andrew Cuomo tha nëse kjo prirje vazhdon, Nju Jorku mund të mos ketë nevojë për objekte të tjera spitalore që zyrtarët po përpiqeshin t’i ndërtonin.

Një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se ai nuk do të heqë masat kufizuese, derisa të krijohen kushte të sigurta, por njoftoi një grup pune që do të shërbejë siç tha për hapjen e vendit.

(Kosova Sot Online)