Arrin në 262 numri i rasteve me koronavirus në Mal të Zi

  • 11 April 2020 - 19:21
Arrin në 262 numri i rasteve me koronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se nga analiza e 160 mostrave, pesë kanë rezultuar pozitivë.

“Të gjitha rastet e reja janë nga Podgorica. Tre janë kontakte nga rastet e mëparshme me burim infeksioni, ndërsa për dy të tjerat vazhdon ende kërkimi”, informoi instituti.

Gjithsej, në Mal të Zi janë prekur 262 persona, prej të cilëve 137 raste janë regjistruar në kryeqytetin e Podgoricës. 

(Kosova Sot Online)