Ndërtuesit e hidrocentraleve i shkruajnë letër Kurtit dhe Abdixhikut

  • 11 April 2020 - 19:26
Ndërtuesit e hidrocentraleve i shkruajnë letër Kurtit dhe Abdixhikut

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës iu është adresuar nëpërmjet një letre Kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve ndërkombëtare ku kundërshtohet paralajmërimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve.

Kjo shoqatë ka paralajmëruar pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit nëse një vendim i tillë merret në mënyrë arbitrare. Kanë argumentuar se të gjithë ndërtuesit e hidrocentraleve janë pajisur me leje bazuar në ligjet e aplikueshme në Kosovë.

“Çdo vendim që mund të merret tani, kur pothuajse janë përfunduar shumica e punimeve, prejashtimit ndonjë projekt specifik, do të kishte konsekuenca të mëdha ligjore e kontraktuale pasi që çdo investitor në Kosovë është i mbrojtur edhe përmes Ligjit për Investime Nr. 04/L-220 ku në nenin 6 par. 2 fuqizohet mbrojtja e investitorëve si në vijim:

Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. Nëse, investitori i huaj ka bërë investim në Republikën e Kosovës, dhe brenda periudhës pesë (5) vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, dhe kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nenit 8 paragrafi 2. të këtij ligji, për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së një akti të tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Mes tjerash në komunikatë thuhet se në rast të ndonjë vendimi arbitrar, pasojat dhe dëmet që mund të shkatohen për të gjitha palët do të ishin mjaft të mëdha sidomos për Buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që çdo projekt është i pajisur me të gjitha lejet dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Kosovës,

I nderuar, z. Minsitër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Të nderuar përfaqësues të akredituar në Kosovë

Përmes medieve elektronike jemi njoftuar se pritet të merret një vendim për ndalimin e punimeve të Hidrocentraleve në Kosovë, ku shumica prej tyre janë afër përfundimit sipas kushteve dhe afateve ligjore.

Na lejoni të ju informojmë se procesi i ndërtimit të hidrocentraleve ka filluar që nga viti 2006, dhe në vitin 2010 janë dhën lejet dhe autorizimet e para për ndërtimin e tyre.

Ndërtimi i tyre zanafillën e saj e ka nga obligimet e Komunitetit të Energjisë, dhe Vendimi i Këshillin të Ministrave i Komunitetit të Energjisë, për caktimin e caqeve obligative që janë vendosur që Kosova duhet ti arrit deri në vitin 2020.

Ministria e Energjisë dhe Minierave, fillimisht, në konsulltim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, në vitin 2007 dhe pastaj në vitin 2013 me Udhëzim Adminsitrativ ka caktuar caqet e BRE-ve, ku hidrocentraleve të vogla ju ka dhënë hapësirë deri në 240 MW, e as gjysma e tyre nuk ka mundur të arrihet.

Direktiva e BE nr. 72 / 2009 ka caktuar që procesi i ndërtimit të BRE-ve duhet të zhvillohet përmes procesit të autorizimit. Ne si zhvillues vendor të projekteve, me partneritete të jashtme kemi filluar me hulumtimet dhe studimet e nevojeshme, dhe pas kompletimit të më shumë se 20 lejeve të lëshuara nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, të nivelit qëndror dhe lokal, jemi pajisur me Leje të ndërtimit dhe autorizime finale.

Investimet ne këto projekte është dashur të bëhet përmes ekuitetit dhe të kredive bankare, ku për më shumë se 2 vite negociata me bankat ne kemi arritur të marrim edhe kreditë bankare me norma të larta të interesit.

Projektet janë ndërtuar, apo janë duke u ndërtuar kryesisht nëpër zona malore të pa shfrytëzuara dhe me ndikime minimale sociale e mjedisore, prejashtimit ndënjë projekti të veçant që ka mundur të ketë ndonjë impakt edhe pse janë ndërtuar largë burimeve të ujit të pishëm.

Qëllimi i Shtetit të Kosovës fillimisht ishte te arritja e caqeve dhe zhvillimi i sektorit të energjisë dhe ndërtimi i hidrocentraleve dhe projekteteve të erës dhe solare, ishte synim dhe qëllimi kryesor. Ne si kompani edhe me partneritete ndërkombëtare nga USA, Austria, Gjermania e Sllovenia etj., pas shumë vështirësive kemi arritur të fillojmë dhe t’i ndërtojm këto projekte edhe pse, kostoja e investimt të tyre ishte mjaft e lartë, dhe kthimi i investimet mund të vije tek pas vitit të 8 të gjenerimet, ndërsa kontrata është vetëm për 10 vite.

Për më tepër pas shumë diskutimeve dhe EBRD dhe IFC kemi arritur që të sigurojmë edhe Marrëveshjen për Blerje të Energjisë e cila është lidhur me KOSTT, dhe kjo marrëveshje është bërë “bankable”, ku bankat komerciale kanë filluar edhe të na financojnë me gjithë kushtet e vështira për mbulimin me kolateral kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me bankat, ndërsa partnerët tanë investitor të jashtëm kanë mbrojtje nga shtetet e tyre.

Çdo vendim që mund të merret tani, kur pothuajse janë përfunduar shumica e punimeve, prejashtimit ndonjë projekt specifik, do të kishte konsekuenca të mëdha ligjore e kontraktuale pasi që çdo investitor në Kosovë është i mbrojtur edhe përmes Ligjit për Investime Nr. 04/L-220 ku në nenin 6 par. 2 fuqizohet mbrojtja e investitorëve si në vijim:

Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. Nëse, investitori i huaj ka bërë investim në Republikën e Kosovës, dhe brenda periudhës pesë (5) vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, dhe kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nenit 8 paragrafi 2. të këtij ligji, për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së një akti të tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Republikën e Kosovës.

Në bazë të kësaj edhe me Nenin 2 dhe 44 të Marrëvshjes për Blerje të Energjisë, përmban klauzolën se investitori në proces të arbitrazhit do të damëshprblehet për koston investive por, edhe për fitim e humbur.

Ne jemi duke punuar në kushte të vështira, ku deri më tani janë punësuar më shumë se 2000 punëtorë të rregullt dhe punetorë gjate ndertimit qoftë përmes kompanive kontraktuese qofte direkt, të cilët marrin paga dhe mbajnë familje. Përvec se zvogëlojme dukshem importin e energjise e që mbi 90 % importohet nga Serbia, zvogëlojme ndotjen emetimin e CO2 ndotjen e ajrit dhe të lumenjve që është e kundërta e asaj që propagandohet në mënyre te egër se hidrocentralet ndotin lumenjtë. Për me tepër kompanitë tona janë taksapagues të rregullt ku paguhen qindar mijera euro buxhetit të vendit. Ndërsa investimet tona janë kryesisht të kapitalit vetanak dhe me kredi me norma mjaft të larta të interest dhe të mbuluara me kolateral mbi 200 % të vlerave të kredituara.

I nderuar Kryeministër dhe Ministër ju lusim që të vlerësoni në mënyrë të paanshme projektet edhe legjislacionin pasi që ne kemi kaluar nëpër një sërë filtrash me më shumë se 20 leje të lëshuara nga insitutucionet lokale e qëndrorë të Republikës së Kosovës. Poashtu na lejoni të ju informojmë se në rast të ndonjë vendimi arbitrar, pasojat dhe dëmet që mund të shkatohen për të gjitha palët do të ishin mjaft të mëdha sidomos për Buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që çdo projekt është i pajisur me të gjitha lejet dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

(Kosova Sot Online)