Zëdhënësi i VV’së: Ndihmat e PDK’së u financuan nga paratë e vjedhura të Kosovës

  • 11 April 2020 - 19:28
Zëdhënësi i VV’së: Ndihmat e PDK’së u financuan nga paratë e vjedhura të Kosovës

Zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ndihmat që sot i ka shpërndarë ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, janë financuar nga një shumë e vogël që i janë vjedhur popullit.

Manxhuka ka shtuar se PDK i ka lënë qytetarët e varfër duke u pasuruar vetë, teksa thotë se logoja në pakot e ndihmave është e njejta me logon e vjedhjeve shumëvjeçare.

Shkrimi i plotë:

Partia e mjerimit paska shperndare pako me ndihma ne Kosove. Keshtu bejne sikur ndihmojne te varferit ne kohe pandemie, duke ua kujtuar pavetdijshem, se ishte po kjo parti e cila duke i vjedhur qytetaret i la te varfer dhe u pasurua vete. Ndihmat qe shperndan sot ky subjekt, financohen me nje perqindje shume te vogel te parave qe ia kane vjedhur per vite me radhe Kosoves. Logoja ne pakot e ndihmave eshte e njejta me logon e vjedhjeve shumevjecare.

(Kosova Sot Online)