Kurti vendos flamurin e SHBA’së në objektin e Qeverisë së Kosovës

  • 11 April 2020 - 21:21
Kurti vendos flamurin e SHBA’së në objektin e Qeverisë së Kosovës

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë ditë të rënda për shkak të koronavirusit, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është solidarizuar me popullin amerikan.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, publikoi një foto në Twitter duke u rreshtuar në përkrahje të popullit mik.

 “Sot vendosëm flamurin amerikan në ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Jemi shumë të mërzitur që gjysmë milioni amerikanë janë infektuar me koronavirus. Në ditë të errëta, Amerika ndriçon si fener për miliona njerëz dhe sot ne qëndrojmë së bashku në solidaritet. Edhe kjo do të kalojë”, shkroi Kurti në Twitter.

Në SHBA nga Covid-19 kanë vdekur 20,086 persona derisa 522,320 janë infektuar.

(Kosova Sot Online)