Lagjet Mati 1, Tophane dhe Veternik, vatrat e përhapjes së Covid-19 në Prishtinë

  • 11 April 2020 - 22:35
Lagjet Mati 1, Tophane dhe Veternik, vatrat e përhapjes së Covid-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot është shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me koronavirus.

Lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot janë konfirmuar edhe njëzet raste të reja me Covid-19 në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)