Shpërthen analisti: Klasa politike e tej inkriminuar po i vret shpresat e qytetarëve

  • 12 April 2020 - 16:06
Shpërthen analisti: Klasa politike e tej inkriminuar po i vret shpresat e qytetarëve

“Krimi i organizuar i fshehur në petkun e politikës, deri më tani ka vepruar tinëzisht, e ka gjuajtur gurin dhe e ka fshehur dorën. Mirëpo në këto zhvillimet e fundit ai u shpërfaq hapur dhe doli në front të hapur të betejës kundër ndryshimeve për të cilat votuan qytetarët. Do të mbetet një precedan i pa shembull tradhtia që ju bë partnerit qeverisës LVV nga LDK me mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Këtë konstruktim të këtij skenari e bëri garda e vjetër e korruptuar dhe e pa reformuar brenda këtij subjekti politik, në koordinim me ish partnerët e PAN-it dhe SHIK-un. E tash shpresat e qytetarëve të Kosovës tashmë ranë në ujë për një ndryshim të shumë pritur sepse po kalojnë hiq më pak se 21 vjet rresht mashtrim dhe demoralizim të thellë nga kjo klasë politike e pa reformuar, dhe e korruptuar, e lidhur ngushtë si mishi me thoin, me krimin e organizuar”, thotë analisti politik Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Image
Ragip Guraziu

Pas një grusht shteti të pa pritur, që e konstruktoi dhe e realizoj garda e vjetër politike e Kosovës, gardë e tej inkriminuar dhe e bashkuar, pavarësisht dallimeve në interesat klienteliste e kriminale që kanë mes tyre, dhe e rrëzuan Qeverinë e re të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, analistët politik konsiderojnë se ky akt i pa shembull është një vrasje e rëndë e shpresës së qytetarëve për ndryshime, prandaj beteja akoma më e ashpër me krimin betejë me votë, duhet të vazhdon dhe të ndëshkon edhe më ashpër në të ardhmen jo të largët, kurdo që ndodhin zgjedhjet e reja. Këtë porosi e përcjell për qytetarët e Kosovës, të mashtruar dhe të zhgënjyer nga garda e vjetër politike e LDK-së që ja ktheu shpinën koalicionit qeverisë me LVV-në, analisti politik Ragip Guraziu.

“Krimi I organizuar i fshehur në petkun e politikës, deri më tani ka vepruar tinëzisht, e ka gjuajtur gurin dhe e ka fshehur dorën. Mirëpo në këto zhvillimet e fundit ai u shpërfaq hapur dhe doli në front të hapur të betejës kundër ndryshimeve për të cilat votuan qytetarët. Do të mbetet një precedan i pa shembull tradhtia që ju bë partnerit qeverisës LVV nga LDK me mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Këtë konstruktim të këtij skenari e bëri garda e vjetër e korruptuar dhe e pa reformuar brenda këtij subjekti politik, në koordinim me ish partnerët e PAN-it dhe SHIK-un. E tash shpresat e qytetarëve të Kosovës tashmë ranë në ujë për një ndryshim të shumë pritur sepse po kalojnë hiq më pak se 21 vjet rresht mashtrim dhe demoralizim të thellë nga kjo klasë politike e pa reformuar, dhe e korruptuar, e lidhur ngushtë si mishi me thoin, me krimin e organizuar”, thotë analisti politik Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, qytetari i Kosovës nuk duhet ta ndalon betejën për ndryshime të mëdha, për ndëshkim me votë që e filloi dhe arriti deri diku ta fiton në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pavarësisht se krimi i organizuar organizoi grusht shtetin. Forca e ndëshkimit me votë në të ardhmen duhet të jetë akoma më e bashkuar dhe e organizuar, sipas Guraziut, duke përzgjedh në votim vetëm ato subjekte politike që kanë drejtues pe integritet e personalitet të pastër e të reformuar, të dëshmuar për shtetin e së drejtës dhe mbrojtje të interesit qytetar. “Tani për qytetarët e Kosovës po mbetet rruga e vetme që populli shpëtimin ta kërkoj dhe gjejë tek intelektualët e guximshëm, me moral të pastër dhe integritet njerëzor dhe kombëtar, tek të gjitha shtresat e shoqërisë që janë të gatshëm të përballen me virusin kancerogjen të krimit dhe korrupsionit, karrierizmit, familjarizimit, nepotizmit dhe të gjitha dukurive të tjera shoqërore të shfaqura në Kosovën e pasluftës, e në veçanti në periudhën e pas pavarësisë, sepse krimi i organizuar akoma nuk është pastruar tërësisht nga politika, përkundrazi ai po rirreshtohet dhe po fortifikohet për të penguar ndryshimet e mëdha pozitive”, thotë Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Se sa i mirë organizuar dhe i bashkuar është krimi i organizuar, rrjetet mafioze të lidhur me politikën, sipas Guraziut, më së miri flet skenari me të cilin u ndërtua koalicioni Qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së e që kjo e fundit e preu në besë, për të ju kthyer pa vonesë partneritetit të vjet me klanin printo dhe ish partnerët e PAN-i, për ta harruar premtimin para qytetarëve se nuk do të ketë koalicion as bashkëqeverisje më parti ë krimit të organizuar që e kanë zhvatur shtetin. “Këtë bashkëpunim të pa thyeshëm të krimit të organizuar kundër atyre që përpiqen për ta instaluar shtetin e së drejtës më së miri po e dëshmon riaktivizimi i lidhjeve kriminale të krimit të organizuar që ka kapur shtetin për këto dy dekada, krim të cilin e ndëshkoi me votë qytetari i Kosovës por që nuk o dorëzua, u bashkua fuqishëm dhe tash po i shohim pasojat e veprimit të tij tinëzar, me përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve duke ngritur mocionin e menjëhershëm ndaj qeverisë së re e cila nuk u lejua të arrij as 100 ditshin e parë të punës, për të bëra analiza dhe konstatime, për fillimin e zbatimit të programit qeverisë dhe zhvillimit të vendit, që do thotë po i mbetet qytetarit të Kosovës shpresa e vetme tek lindja me urgjencë e një alternative të re politike nga populli, për çrrënjosjen e së keqes së përbashkët të këtij vendi, madje edhe brenda të quajturës opozitë e deri djeshme dhe pozitë e ditëve të sotme. Kërkimi i një alternative të re politike është domosdoshmëri për ta ndëshkuar këtë kastë të inkriminuar që ka zhvatur shtetin me vite sepse është absurde të shpresosh në zotimet për tu reformuar ata që e zhvatën shtetin deri dje dhe sot vazhdojnë të bashkohen nën ombrellën e përbashkët të krimit të organizuar”, thotë Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)