Peja vazhdon të ketë orarin e njëjtë të lëvizjes

  • 12 April 2020 - 17:40
Peja vazhdon të ketë orarin e njëjtë të lëvizjes

Komuna e Pejës do të vazhdojë me masat e njëjta që janë zbatuar deri tani në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Komuna e Pejës me anë të një njoftimi për media bën të ditur se ndalimi i qarkullimit është nga ora 17.00-06.00.

“Bizneset duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm sipas vendimeve të qeverisë, parqet dhe hapsirat e gjelbëruara janë të mbyllura”.

“Ky vendim i komunës së Pejës vjen pas takimit të kryetarëve të komunave të Kosovës që kanë pasur me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë me datë 11 Prill 2020, ku është diskutuar për masat e reja të kushtëzuara nga vendimi i gjykates Kushtetuese dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtarë Shendetësor të Kosovës”.

“Ju ftojmë që të bashkëpunoni me institucionet përgjegjëse! Vetëm duke u angazhuar bashkarisht mund ta mposhtim këtë virus”, thuhet në këtë njoftim.

(Kosova Sot Online)