Pse Presidenti Trump kërkon të gërmojë në Hënë?

  • 12 April 2020 - 19:02
Pse Presidenti Trump kërkon të gërmojë në Hënë?

Presidenti Trump dëshiron që Shtetet e Bashkuara të fillojnë gërmimet në Hënë për minerale. Presidenti amerikan kohët e fundit nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke thënë se Amerika ka të drejtë të hulumtojë dhe të përdor burime nga hapësira e jashtme.

Urdhri gjithashtu thoshte se SHBA’ja nuk e shihte hapësirën si zonë të përbashkët për burimet dhe nuk kishte nevojë për leje të marrëveshjeve ndërkombëtare për të filluar.

Por pse ai dëshiron të gërmojë në hapësirë? Dhe cilat janë përfitimet?

Radio 1 Newsbeat ka folur me disa ekspertë që mund të na informojnë.

‘Zgjatja e jetës përtej Tokës’

Sipas Sarah Cruddas, kjo do t’i ndihmojë njerëzit të udhëtojnë më tej në hapësirë, në vende si Marsi.

Sarah është një gazetare hapësire ëdhe thotë se Hëna mund të bëhet “një stacion karburanti intergalaktik” – sepse ka burimet e nevojshme për karburantin e raketave – si hidrogjeni dhe oksigjeni.

Të kesh një stacion karburanti në hapësirë ëdo të thotë që raketat mund të udhëtojnë më tej në hapësirë ëpara se të shqetësohen për djegien e karburantit.

Eksplorimi më i thellë është i rëndësishëm sepse hapësira ka shumë burime të cilat mund të përdoren për të përfituar për planetin tonë.

Është vendimi i fundit lidhur me hapësirën që presidenti ka marrë. Ai krijoi një forcë hapësinore vitin e kaluar.

Profesori Benjamin Savacoo thotë se bota po shkon drejt burimeve të rinovueshme të energjisë për shkak të ndryshimit të klimës dhe këto burime i duhen.

“Ne aktualisht po varfërojmë burimet që kemi,”- i tha Benjamin Newsbeat.

Benjamin është profesor i politikës energjetike në Universitetin e Sussex dhe thotë se gërmimi i më shumë materialeve në hapësirë ëmund të ndihmojë në ndërtimin e sendeve siç janë makinat elektrike.

“Metalet siç janë litiumi ose kobalti, të cilat ju nevojiten, gjenden kryesisht në vende si Kina, Rusia apo Kongo. Dhe është e vështirë t’i merrni ato”.

“Gërmimi në Hënë, me një entitet, mund të jetë më i lehtë,” shton ai.

Sarah thotë se gërmimi i atyre materialeve në Tokë, në vende si Kongo, është “bërë në kushte të tmerrshme”.

Por Benjamin paralajmëron se minierat në hapësirë ënuk ofrojnë një zgjidhje afatshkurtër për ndryshimin e klimës në tokë.

Tensionet SHBA-Kinë

Një nga arsyet e vendimit të Presidentit Trump për të gërmuar në Hënë mund të jetë mungesa në minerale për SHBA’në në krahasim me pjesët e tjera të botës.

“SHBA ka humbur garën – vendet e tjera janë përpara, si Kina dhe Rusia,” thotë Benjamin. “Do të jetë me të vërtetë tërheqëse për njerëz si presidenti Trump nëse jeni në gjendje të merrni minerale në një vend ku kinezët nuk janë – si hapësira”.

Ka pasur tension midis SHBA-së dhe Kinës që kur erdhi presidenti Trump dhe Benjamin thotë se ky është një shans për të që të pohojë “dominim dhe udhëheqje”.

Po ligji?

Urdhri i presidentit Trump është i qartë se ligji ndërkombëtar nuk do të zbatohet për përpjekjet e SHBA-së në hapësirë. Ligjet për atë që njerëzit mund të bëjnë jashtë planetit janë më pak të përcaktuara.

“Ligji për hapësirën po zhvillohet, është diçka që do të ndryshojë me kalimin e kohës,”- thotë Sara.

Asnjë vend “nuk mund të pretendojë të zotërojë Hënën”, por aktualisht: “Nëse shkoni atje, gjejeni dhe gërmojeni – është e juaja për ta mbajtur.”

Benjamin thotë se vendosja në hapësirën e jashtme mund të jetë e pashmangshme për shkak të ndryshimit të klimës që po ndodh këtu në planetin tonë.

“Një nga argumentet e njerëzve është se hapësira është i vetmi vend që mbetet për të shkuar, sepse ne përfundimisht do ta shkatërrojmë Tokën,”- thotë ai. “Ky këndvështrim kërkon eksplorimin e hapësirës si e vetmja alternativë e zbatueshme për të ardhmen e njerëzimit.”

Satelitet në hapësirë ëna japin informacione rreth planetit. A mund të ndodhë në kohërat tona?

Sipas Sarës, “teknologjia është atje” dhe përparimi është i shpejtë, sepse ka më shumë kompani private të përfshira.

“Më parë, gjithnjë ishte e financuar nga qeveria. Por me kompani private dhe individë, ka më shumë para dhe ambicie,”- i tha ajo Newsbeat.

“Ne do të shohim përparime të mëdha në gjëra të tilla si gërmimi në Hënë, gërmimi në asteroide dhe në det, si dhe njerëzit që vizitojnë Marsin. Kjo është e gjitha e mundshme brenda jetës sonë.”

Por Benjamin thotë se është gjithashtu e rëndësishme të përdoren zhvillimet teknologjike në proceset ekzistuese të gërmimit në Tokë.

Ekzistojnë burime minerale në sistemin diellor që mund të përmirësojnë jetën në tokë

“Minierat hënore janë në majë të piramidës, është me të vërtetë e vështirë të arrihet atje,”- thotë ai.

“Pra, së pari zhvilloni minierat ekzistuese, të tilla si gazi dhe minierat në ujë të thellë. Pas kësaj, ju mund të kaloni në nivelin tjetër.”

Ai mendon se minierat hënore janë “të paktën 10 deri në 15 vjet larg”, dhe e ardhmja e saj madje do të jetë shumë e varur nga faktorë të tjerë, siç janë paraja dhe burimet.

Në fund të fundit, Sara thotë se është “gjithçka pjesë e diçkaje më të madhe”.

(Kosova Sot Online)