Ka filluar të ulet numri i vdekjeve në Itali, 431 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit

  • 12 April 2020 - 20:18
Ka filluar të ulet numri i vdekjeve në Itali, 431 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit

Italia ka regjistruar sot numrin më të ulët të viktimave gjatë 24 orëve, në 3 javët e  fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 431 viktima,  duke e çuar numrin e tyre në 19 898. Shifra më e ulët ishte regjistruar 3 javë më parë më 19 mars kur numri i tyre në 24 orë ishte 427.

Por rastet pozitive vazhdojnë në trendin e kurbës së sheshtë e sot janë 4092 më shumë se një ditë më parë e numri i personave të infektuar me Covid 19 në Itali është deri më sot më 156 363.

Numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 34 211 e janë 1677 pacientë të shëruar në 24 orë.

Janë 38 pacientë më pak në repartet e terapisë intensive duke e ulur numrin e tyre më 3343.

Ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore ku aktualisht janë 27 847. Një ditë më parë numri i tyre ishte 28 144.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 1460 raste.

(Kosova Sot Online)