Kryetari Haziri: Janë menaxhuar 17 raste me COVID-19, do ta bëjmë planin “06” për komunat e Anamoravës

  • 12 April 2020 - 20:22
Kryetari Haziri: Janë menaxhuar 17 raste me COVID-19, do ta bëjmë planin “06” për komunat e Anamoravës

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se Shtabi Emergjent i kësaj komune është angazhuar për menaxhimin dhe kontrollimin e situatës me COVID-19

“Angazhim i madh i Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe kontrollimin e situatës, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit. Janë menaxhuar 17 raste, dhe Gjilani po vazhdon ta ulë lakoren, duke e kontrolluar dhe moslejuar shpërndarjen e #Covid19”, ka shkruar Haziri në Facebook.

I pari i Gjilanit ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhet plani “06” që i përfshin komunat e Anamoravës në bashkëpunim me policinë lokale dhe regjionale, në mënyrë që mos lejohen hyrje-dalje të askujtë prej zonave të karantinës, sië është Prishtina, Vitia e Ferizaj.

“Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente dhe të martën do t’ju njoftojmë për pakon e re të masave të lëvizes së lirë. Është fatkeqësi të bartet infeksioni i cili e rrezikon fëmijët, lagjen e qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri në Facebook.

(Kosova Sot Online)