Sami Lushtaku e quajti përçarës, ia kthen Jashari thotë se do të pres kalimin e pandemisë për t’iu përgjigjur Samiut

  • 12 April 2020 - 21:37
Sami Lushtaku e quajti përçarës, ia kthen Jashari thotë se do të pres kalimin e pandemisë për t’iu përgjigjur Samiut

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se pas reagimit të tij ndaj Sami Lushtakut, për shpërndarjen e pakove ushqimore me logo të PDK’së, këta të fundit janë korrigjuar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari konsideron se, PDK të shtunën ka bërë fushatë me qytetarët, duke shfrytëzuar pandeminë.

“Dje, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe shoqëria civile kam reaguar ndaj mënyrës se si dega e PDK-së në Skenderaj po shpërndante ndihma me logo të partisë dhe duke cenuar integritetin e familjeve në nevojë. Sot, me vjen mirë që ata që dje bënin fushatë me qytetarët në këtë situatë emergjente, paskan filluar të korrigjohen” thotë ai.

“Pas reagimit tim, Sami Lushtaku paska vazhduar me shpifje e deklarata që askush nuk i beson. Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, nuk do të merrem me deklaratat e tij derisa të përfundojë kjo pandemi, sepse fokusi jonë është menaxhimi efikas i situatës dhe përkrahja për qytetarët në nevojë”, shprehet kreu i Skenderajt.

Por Jashari ka bërë të ditur gjithsesi do t’i përgjigjet Lushtakut.

“Pas tejkalimit të situatës do të gjejë kohë t’i përgjigjem Samiut për të thënë shumë të vërteta që për të nuk do të jenë aspak të këndshme kurse qytetarët do të njihen me gjendjen në të cilën e kam gjetur komunën pas marrjes së mandatit dhe të vërteta të tjera të kohës së luftës dhe paqes që më herët nuk i kanë ditur”.

“Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime”, ka shkruar Jashari. 

(Kosova Sot Online)