Britania e Madhe kalon 10,000 viktima nga koronavirusi

  • 12 April 2020 - 22:37
Britania e Madhe kalon 10,000 viktima nga koronavirusi

737 persona humbën jetën 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi, duke e çuar në 10.612 numrin  e vdekjeve nga pandemia.

657 vdekje janë vetëm në Angli. Shifrat e reja pasojnë 917 viktimat e një ditë më parë, ndërsa piku ishte të premten me 980 të vdekur.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson u largua sot nga spitali.

Ai falënderoi stafin e  spitalit për kujdesin ndaj tij duke deklaruar se u ka borxh jetën.

(Kosova Sot Online)