Edhe një i infektuar me koronavirus në Burojë

  • 12 April 2020 - 23:06
Edhe një i infektuar me koronavirus në Burojë

Një person ka dalë pozitiv në koronavirus nga fshati Burojë e Skenderajt duke e çuar në 3 numrin e të infektuarve me covid-19 në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, tha se nga tetë anëtarët e testuar të dy rasteve të para në këtë komunë, vetëm një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Ai ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke njoftuar se në ditët në vijim do të kryhen edhe teste të tjera.

Shkrimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Pas shfaqjes së dy rasteve të para me COVID-19 në Burojë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka bërë testet e familjarëve të të infektuarve dhe nga 8 anëtarët e testuar të kësaj familje vetëm një ka dalë Pozitiv.

Ditët në vazhdim do të testohen edhe rastet tjera kontakt nga kjo familje.

Uroj që të mos kemi raste të tjera dhe apeloj tek të gjithë banorët e lagjes “Thaçi”, personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në dy javet në vijim apo deri sa t’iu bëhen testet dhe të dalin negativ.

Kështu duke qëndruar në shtëpi ne ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë.

Qëndro në shtëpi, për ty dhe të tjerët që i do dhe të duan!

Panik JO, Kujdes PO!

Në nivel vendi numri i të infektuarve ka kaluar 300.

(Kosova Sot Online)