Masat krijojnë kaos në Turqi , dorëhiqet ministri i brendshëm

  • 13 April 2020 - 00:12
Masat krijojnë kaos në Turqi , dorëhiqet ministri i brendshëm

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu dha dorëheqjen të dielën, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, i cili befasoi miliona njerëz.

Ai tha në një deklaratë se po merrte përgjegjësi të plotë për shtetrrethimin e vendosur të premten në 31 qytete turke.

“Qoftë kombi im, të cilin kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe Presidenti ynë (Rexhep Taip Erdogan), të cilit do t’i besoj për tërë jetën time. Më falni!”

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke bërë që mijëra njerëz të nxitonin në markete duke shkaktuar kaos.

Opozita kritikoi ashpër qeverinë për vendimin e papritur, i cili çoi në konfuzion.

Soylu më parë pranoi se nuk e parashikoi atë që ndodhi.

Përkundër këtij zhvillimi, Turqia nuk ka probleme në menaxhimin e epidemisë.

(Kosova Sot Online)