“Trupi im filloi të merrte oksigjen mjaftueshëm sepse ata më vëzhgonin çdo sekond”- Ndihmuan në shpëtimin e jetës së Boris Johnson, dy infermierët heroj kthehen në krye të detyrës

  • 13 April 2020 - 11:25
“Trupi im filloi të merrte oksigjen mjaftueshëm sepse ata më vëzhgonin çdo sekond”- Ndihmuan në shpëtimin e jetës së Boris Johnson, dy infermierët heroj kthehen në krye të detyrës

Infermierët e NHS që ndihmuan për të shpëtuar jetën e Boris Johnson dhe qëndruan pranë shtratit të tij janë rikthyer në punë.

Kryeministri tha se infermierët Luis Pitarma, 29 vjeç dhe Jenny McGee, 35 vjeç, e vëzhguan atë për 48 orë, duke i dhënë atij kujdesin jetësor që i duhej.

Dhe mbrëmë famijarët e tyre krenarë thanë se dyshja janë rikthyer në krye të detyrës.

Në një video pasi doli nga spitali Jonhson falenderoi mjekët dhe vlerësoi infermierët për kujdesin e tyre.

“Dua të falënderoj shumë infermierë, burra dhe gra, kujdesi i të cilëve ka qenë kaq befasues. Unë mund të harroj disa emra, kështu që më falni, por unë dua të falënderoj Po Ling dhe Shannon, Emily dhe Angel, Connie dhe Becky, Rachael dhe Nicky si edhe Ann,”- u shpreh Johnson.

Johnson, i cili tani është ribashkuar me të fejuarën Carrie Symonds, rezervoi një falenderim të veçantë për dy të tjerë, për Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia.

“Arsyeja pse trupi im filloi të merrte oksigjen mjaftueshëm ishte sepse në çdo sekondë të natës ata më vëzhgonin, kujdeseshin dhe bënin ndërhyrjet që më duheshin,”- tha kryeministri.

Boris Johnson nuk do të kthehet menjëherë në punë me urdhër të mjekëve por do qëndrojë në vendbanimin e tij në Buckinghamshire.

Image

(Kosova Sot Online)