Arrin në 4,585 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran

  • 13 April 2020 - 12:21
Arrin në 4,585 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Iran njoftoi se 111 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në republikën islamike shkoi në 4,585 persona.

Përpos viktimave, u shënuan edhe 1,617 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 73,303. Këto shifra e vendosin Iranin në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në botë dhe në vendin e parë në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, i tha televizionit shtetëror se 3,877 pacientë të infektuar me koronavirus ndodhen në gjendje kritike, shkruan “The Guardian”.

Disa ditë më parë, Irani i ka kërkuar 5 miliardë dollarë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mjete urgjente për luftimin e pandemisë, por e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)