Shkon në 24 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën një person në Shkodër

  • 13 April 2020 - 16:08
 Shkon në 24 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën një person në Shkodër

Shkon në 24 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se mëngjesin e sotëm një 45- vjeçar humbi jetën në Shkodër.

Shtetasi me inicialet M.S, i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Viktima ndërroi jetë në orën 04 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me Covid-19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj Covid-19 është marrë mëngjesin e djeshëm, ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

45-vjeçari ndodhej i shtruar në reanimacion prej 5 ditësh dhe vuante nga Hemoragjia Celebrale.

(Kosova Sot Online)