Edhe 4 raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

  • 13 April 2020 - 16:14
 Edhe 4 raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës kemi edhe katër raste të reja me koronavirus, që çon numrin e përgjithshëm në 49, ndërsa situata e përgjithshme epidemiologjike është nën kontroll.

Kështu ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, gjatë konferencës të shtabit të krizës sot në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, kjo situatë nën kontroll është falë bashkëpunimit mes shtabit të krizës dhe institucioneve shëndetësore, sepse me kohë janë duke u ndërmarr të gjitha hapat për pengimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur katër raste të reja të të infektuarve, tre nga Zubin Potoku dhe një nga Leposaviqi, që na jep numrin e përgjithshëm 49 të të infektuarve në këtë moment. Kemi fatkeqësisht dy të vdekur, ndërsa numri I të infektuarve në për komuna është si vijon, Mitrovicë Veriore 23 dhe një i vdekur, Zvecan 12 të infektuar, Leposaviq 6 të infektuar, një i vdekur, Zubin Potok 7 dhe Gracanicë 1”, ka thënë Antonijevic.

Ai shtoi se deri tani në veri janë ekzaminuar gjithsej 424 persona, ndërsa vetëm sot janë dërguar 46 mostra të dyshuara.

Në pyetjen e KosovaPress-it nëse shtabi i krizës në veri ka marrë ndonjë ndihmë ose ka bashkëpunim me Prishtinën zyrtare rreth situatës me pandeminë, Antonijevic tha se nuk është i sigurt nëse guxon të jap ndonjë përgjigje.

“Janë pyetje të papërshtatshme. Nuk e di nëse guxoj të jap përgjigje… Secili qytetar i Kosovës është i rëndësishëm, dhe duhet të ekzistoj bashkëpunimi i caktuar dhe unë mendoj që ekziston, por kjo nuk është pyetje për mua”, theksoi Antonijevic.

(Kosova Sot Online)