Orari i ndalimit të qarkullimit në Vushtrri vazhdon të mbetet i njëjtë

  • 13 April 2020 - 18:07
 Orari i ndalimit të qarkullimit në Vushtrri vazhdon të mbetet i njëjtë

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullim të qytetarëve dhe automjeteve private në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Ai ka bërë me dije se orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

“Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE (shih vendimin e Ministrisë së Tregtisë)”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)