Limaj për Kurtin e Thaçin: S’ durohen mes veti, por s’munden pa njëri –tjetrin

  • 13 April 2020 - 18:13
 Limaj për Kurtin e Thaçin: S’ durohen mes veti, por s’munden pa njëri –tjetrin

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot se mënyra se si po sillet kryeministri në detyrë, Albin Kurti po i sjell dëme të mëdha vendit.

Limaj ka thënë se qasja e kryeministrin në detyrë Kurti ka kthyer urrejtjen mes popullit.

“Krejt këtë vend e kanë kthy në urrejtje dhe përçarje mes popullit. Këtë që po e bën kryeministri i Kosovës dhe prapavija e njerëzve rreth tij është dëshpëruese, zhgënjyese për mua, për të thënë me së lehti”, ka thënë Limaj

Po ashtu lideri i Nismës ka komentuar raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

 “Ata s’munden me jetu pa njëri tjetrin dhe s’mujn me duru njani tjetrin”, ka thënë Limaj në emision.