Limaj: Me nenin 82 të Kushtetutës Kurti po do ta bëjë Thaçin mbret

  • 13 April 2020 - 18:32
 Limaj: Me nenin 82 të Kushtetutës Kurti po do ta bëjë Thaçin mbret

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot se me veprimet që po bën kreu i qeverisë në detyrë është duke i dhënë presidentit Hashim Thaçi fuqinë e mbretit.

Në një intervistë për media Limaj ka thënë se Kurti duke u thirrur në nenin 82 të Kushtetutës për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, atëherë ai po i jep një fuqi presidentit, Hashim Thaçi.

“Po don me i dha kompetencë që nuk e ka presidenti. Shiko paradoksin; në njërën anë don me ja kufizu presidentit fuqinë e në anën tjetër po e favorizon presidentin për me shpërbë kuvendin. Kjo është rrezikshme. Me ketë veprim ai po i thotë. shko, mos e pyet askënd, mos e pyet as deputetët, qo vendin në zgjedhje. Me këtë po don me e ba presidentin mbret. Këto nene nuk guxojmë me interpretu sipas interesit momental se me vonë mund te jenë të rrezikshme”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot Online)