Qendra e Transfuzionit iu bën thirrje qytetarëve të bashkohen në aksionin për dhurim të gjakut

  • 13 April 2020 - 18:38
 Qendra e Transfuzionit iu bën thirrje qytetarëve të bashkohen në aksionin për dhurim të gjakut

Qendra Kombëtare e Tranfuzionit të Gjakut iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të bashkohen në aksionin për dhurimin e gjakut.

“Në këtë kohë të jashtëzakonshme, dhurimi i gjakut është akti më fisnik nga qytetarët tanë. Të gjithë ju, që ndjeheni me shëndet të mirë dhe keni vullnet për të dhuruar gjak, jeni të mirëseardhur në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, QTKKGJ njofton të gjithë qytetarët që janë mirë me shëndet që dhurimin e gjakut mund ta bëjnë çdo ditë nga ora 08:00-15:00.

“Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të dhuruesëve të gjakut, QKKTGJ do të implementoj distancën sociale dhe kufizimin e grumbullimit të numrit të dhuruesve. Të gjithë dhuruesit potencial të gjakut, luten të na kontaktojnë në Facebook për t’u caktuar terminin e dhurimit në kohën më optimal. Orari i dhurimit vullnetar të gjakut në QKKTGJ Prishtinë do të jetë çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 15:00, varësisht nga termini që keni caktuar. Ndërsa për regjione, orari i dhurimit të gjakut do të jetë nga e Hëna në të Premten, prej orës 08:00 deri në ora 13:00, poashtu varësisht nga termini i caktuar “.

(Kosova Sot Online)