E thotë analisti i njohur: Polarizim i skenës politike po rrezikon interesat e shtetit të Kosovës

  • 13 April 2020 - 18:55
E thotë analisti i njohur: Polarizim i skenës politike po rrezikon interesat e shtetit të Kosovës

"Zakonisht në mungesë alternativash për zhvillim të shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi, klasa politike kosovare është e njohur për retorika boshe të asaj që quhet luftë e brendshme politike, e cila për nga përmbajtja siç thash është e zbrazët, por në të njëjtën kohë prodhon një polarizim të panevojshëm shoqëror në Kosovë, e që po ashtu rrezikojnë interesat e vendit dhe funksionimin e tij si shtet. Natyrisht se interesat partiake, grupore, e kriminale, po vijnë në shprehje edhe sot në një kohë kur do të duhej më së shumti unitet për ta përballur me sukses pandeminë globale të koronaviruesit. Politizimi i kësaj gjendje erdhi edhe si rezultat i rënies së qeverisë Kurti, që në një farë mënyrë sikur krijoj teren për të gjitha partitë parlamentare pa dallim që edhe këtë situatë të rënd të mundohen për ta shfrytëzuar për fushatë e marketing politik, në veçanti me situatën në veri e cila nuk është asgjë më ndryshe se ajo që ka qenë tash e më shumë se 20 vite”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kanë kaluar 12 vite nga shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, dhe zyrtarët e lartë ndërkombëtar, që janë në misionet diplomatike në Republikën e Kosovës, po vazhdojnë ta shohin akoma të pa pjekur, të pa edukuar dhe të pa reformuar klasën politike kosovare, që duket se akoma nuk është e mirë përgatitur për ta qeverisur si duhet shtetit. Kështu vlerësojnë analistët e politikës Kosovare, sa herë që ambasadorët e vendeve mike adresojnë kritika ndaj liderëve të politikës kosovare, jo serioz e grindavec që vrapojnë ta kapin pushtetin por asnjëherë deri më tani nuk kanë menduar dhe nuk kanë dhënë kontributin e duhur për ta zhvilluar dhe avancuar shtetin.

Kështu thotë për “Kosova Sot” analisti politik Nexhat Haziri, pas kritikave të ashpra që ambasadori britanez Nicholas Abbott ju ka adresuar liderëve politik të Kosovës, për papërgjegjshmërinë me të cilën po sillen karshi situatës së pandemisë, duke u marr me tema të garës së pushtetit. E sipas hairit, këta lider të pa përgjegjshëm, sillen kështu pasi që nuk kanë ide as alternativa më të mira për ta qeverisur vendin, por bëjnë gara se kush do ta mashtron më mirë qytetarin dhe do ta grabit pushtetin për interesin e grupit të tij politik.

Image
Nexhat Haziri

“Zakonisht në mungesë alternativash për zhvillim të shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi, klasa politike kosovare është e njohur për retorika boshe të asaj që quhet luftë e brendshme politike, e cila për nga përmbajtja siç thash është e zbrazët, por në të njëjtën kohë prodhon një polarizim të panevojshëm shoqëror në Kosovë, e që po ashtu rrezikojnë interesat e vendit dhe funksionimin e tij si shtet. Natyrisht se interesat partiake, grupore, e kriminale, po vijnë në shprehje edhe sot në një kohë kur do të duhej më së shumti unitet për ta përballur me sukses pandeminë globale të koronaviruesit. Politizimi i kësaj gjendje erdhi edhe si rezultat i rënies së qeverisë Kurti, që në një farë mënyrë sikur krijoj teren për të gjitha partitë parlamentare pa dallim që edhe këtë situatë të rënd të mundohen për ta shfrytëzuar për fushatë e marketing politik, në veçanti me situatën në veri e cila nuk është asgjë më ndryshe se ajo që ka qenë tash e më shumë se 20 vite”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, është moment i duhur tani që qytetarët të gjykojnë kurse partitë politike ta shohin realitetin e dështimit të tyre të plotë dhe të fillojnë të ristrukturohen, ta reformojnë vetveten, ndryshe do të sfidohen seriozisht nga alternativa të reja politike, më të besueshme dhe më serioze, alternativa të kohës dhe brezave të rinj. “Pra sjellja e kësaj klase politike në këtë mënyrë dhe në këtë situatë paraqet nevojën imediate të reformimit dhe demokratizimit të tyre, në mënyrë që mos të mbetën parti politike në shërbim të një lideri, apo të një grupi të ngushtë të njerëzve për interesat e tyre , në të shumtën e rasteve edhe kriminale. Nuk ka shoqëri të zhvilluar dhe shtet demokratike me parti politike të pa reformuara dhe të pa demokratizuara”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)