Detaje për pacienten nga Istogu që humbi jetën nga Covid-19

  • 13 April 2020 - 20:39
 Detaje për pacienten nga Istogu që humbi jetën nga Covid-19

U soll me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 39 vjeçarja nga Istogu, kishte probleme tjera shëndetësore, për çka u rekomandua operimi i saj në Kliniken Abdominale.

Por pacientja nënë e dy fëmijëve, ishte e prekur nga Koronavirusi, për çka mjekët nuk e dinin.

Ajo më pas e diagnostifikuar me Covid 19, u dërgua në Klinikën Infektive, por nuk mundi të mbijetojë.

Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se pacientja S.K.  e lindur në vitin 1981 përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Drejtori i Shëndetësisë së Istogut, Mujë Osmanaj, njoftoi se ajo kishte qenë në vizitë tek familja e saj në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Të ndjerës i kishte vdekur edhe bashkëshorti kohë më pare në një aksident, ndërsa la pas vete 2 fëmijë.

Sipas infektologut Valbon Krasniqi, ajo ishte në mesin e 4 pacientëve në kujdes intensiv në kliniken infektive.

(Kosova Sot Online)