Ky është njoftimi që i tregon secilit qytetar kur ka të drejtë të lëvizë

  • 13 April 2020 - 22:16
 Ky është njoftimi që i tregon secilit qytetar kur ka të drejtë të lëvizë

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar orarin e lëvizjes që do të hyjë në fuqi nga data 15 prill në territorin e Kosovës.

Ministria ka postuar një foto të re në faqen zyrtare ku është sqaruar se lejohet qarkullimi i qytetarëve për një orë e gjysmë në bazë të numrit të parafundit të numrit personal, e jo numrit të letërnjoftimit.

Gjithsesi, ende nuk është sqaruar se a do punojnë marketet dhe dyqanet ushqimore pas orës 17:00, që ishte masë paraprake e ndërmarrë nga qeveria në detyrë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)