Nënkryetari i Gjilanit demanton: Nuk ka turma të qytetarëve para komunës

  • 13 April 2020 - 23:25
 Nënkryetari i Gjilanit demanton: Nuk ka turma të qytetarëve para komunës

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se nuk ështe i vërtetë lajmi se ka grumbuj të njerëzve duke protestuar para komunës.

Pas disa raportimeve në disa mediumeve, se disa persona janë mbledhur për një protestë para komunës së Gjilanit, ka reaguar nënkryetari i kësaj komune.

“Kam dalur personalisht për ta inspektuar gjendjen dhe nuk ka njerëz para komunës duke protestuar është një dezinformatë”, ka thënë ai për media.

(Kosova Sot Online)