Pas vendimit të Sveçlës, reagon Isa Mustafa: Po vije era diktaturë

  • 14 April 2020 - 07:11
Pas vendimit të Sveçlës, reagon Isa Mustafa: Po vije era diktaturë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të zv/ministrit të brendshëm në Detyrë, Xhelal Sveçla

Ai në një postim të bërë në facebook e ka quajtur vendimin e Sveçlës, për lejën e deputetëve për të shkuar në seancë , “si vendim diktatorial”.

“Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshëm, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar despotëve të marrin pjesë në mbledhjen nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit.  Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Isa Mustafa.

Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar…

(Kosova Sot Online)