Avokati që tha se u kërcënua nga Sami Lushtaku, tash thotë se u plagos me armë zjarri

  • 14 April 2020 - 16:32
 Avokati që tha se u kërcënua nga Sami Lushtaku, tash thotë se u plagos me armë zjarri

Avokati nga Drenasit, Gazmend Halilaj, thotë se është plagosur para shtëpisë së tij, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi.

Halilaj, i cili u bë i njohur vitin e kaluar pas skandalit të vajzës së mitur në Drenas, thotë se ai është “gjuajtur për t’u vrarë”.

“Vllezer para shtepisntime ke gjujten mem vra. Kam plage nt trup”, ka shkruar Halilaj në Facebook.

Avokati ka publikuar në Facebook disa fotografi, ku shihet një veturë e dëmtuar dhe dora e një njeriu me një plagë.

Halilaj ditë më parë ka thënë se është kërcënuar nga kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

(Kosova sot Online)