Thotë eksperti i së drejtës: Hashim Thaçi do të dorëzohet, nuk ka Qeveri të re pa zgjedhe të reja

  • 14 April 2020 - 17:02
Thotë eksperti i së drejtës: Hashim Thaçi do të dorëzohet, nuk ka Qeveri të re pa zgjedhe të reja

“Që tani shqiptarët, intelektualët dhe rinia kosovare së bashku me intelektualë botërorë, euro parlamentarë dhe madje kryetarë shtetesh mbështesin Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij, janë solidarizuar me të në këtë situatë të jashtëzakonshme që erdhi nga pandemia. Jo vetëm kaq por që tani ata i kushtojnë vëmendjen që pas pandemisë të zbatohet Kushtetuta e Kosovës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pesë eurodeputetë të majtë dhe një ish-anëtar i Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër të hapur Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’i shprehur mbështetjen e tyre në këtë situatë të krijuar nga pandemia e COVID-19, por edhe në lidhje me përplasjet politike mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi”, thotë Skënder kapiti për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i së drejtës, Skënder Kapiti, po e sheh si lojë për blerje kohe nga ana e Hashim Thaçit skenarin e tij që ti bindë subjektet politike në opozitë, për të ju bashkuar LDK-së, për ta formuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Kapitit, përveç faktorit të brendshëm politik, LVV-së, por edhe sinonimit qytetar që të mos grabitet e abuzohet vota për ndryshime, Thaçi do të përballet akoma më shumë edhe me presionin ndërkombëtar për respektim të ligjeve dhe të Kushtetutës, që në rast të dështimit të LVV-së për të gjetur partner në krijimin e Qeverisë së re, sipas letrës së dërguar nga presidenti për ta dominuar kandidatin e ri për mandatar dhe Kryeministër, atëherë do të detyrohet ta shpërbëjë Kuvendin dhe ti shpallë zgjedhjet e reja, për kohën dhe momentin më të përshtatshëm , varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë me koronavirusin.

Image
Skender Kapiti

“Do apo nuk do Thaçi dhe dikush tjetër pas tij, sapo të kalojë kriza e pandemisë së koronavirusit Kosova pashmangshmërisht do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme. Ai është i detyruar që ta zbatojë Kushtetutën, pavarësisht se Thaçi e ka shkelur në jo pak raste atë. Mirëpo tashmë Thaçi është i detyruar që ta zbatojë Kushtetutën, pasi në të kundërtën vendi do të përfshihet nga protesta popullore që kurrë Kosova nuk i ka parë ndonjëherë. Nuk lejon kurrë populli heroik i Kosovës që atij t’i rrëmbehet liria, drejtësia dhe as vullneti e legjitimiteti siç vepruan puçistët me grushtin parlamentar të iniciuar nga LDK por të dirigjuar nga Presidenti dhe PAN, gjë të cilën tashmë e dinë gjithë opinioni publik shqiptar por edhe politika dhe shtetet demokratike të Evropës”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas kapitit, tashmë Presidenti i ka përballë jo vetëm Albin Kurtin dhe VETVENDOSJEN e cila po rritet e po përkrahet aq shumë nga populli, rinia, dhe intelektualët, por Thaçi do të përballet edhe me politikën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare të cilët edhe ata e dinë se çfarë puçi parlamentar organizuan politika e vjetër dhe humbësit e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019.

“Që tani shqiptarët, intelektualët dhe rinia kosovare së bashku me intelektualë botërorë, euro parlamentarë dhe madje kryetarë shtetesh mbështesin Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij, janë solidarizuar me të në këtë situatë të jashtëzakonshme që erdhi nga pandemia. Jo vetëm kaq por që tani ata i kushtojnë vëmendjen që pas pandemisë të zbatohet Kushtetuta e Kosovës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pesë eurodeputetë të majtë dhe një ish-anëtar i Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër të hapur Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’i shprehur mbështetjen e tyre në këtë situatë të krijuar nga pandemia e COVID-19, por edhe në lidhje me përplasjet politike mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi. Eurodeputetët të cilët janë edhe kryesues delegacionesh për vendet e Ballkanit apo raportues, shprehin solidaritetin për luftën e vështirë ndaj pandemisë, si dhe shprehin vlerësimet e tyre për përballjen e përshtatshme me situatën nga ana e qeverisë në detyrë dhe insistimin që pas mocionit të mosbesimit të votuar në Kuvend, të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e të shkohet në zgjedhje të reja”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online” .

Analisti kapiti, nuk e beson që Hashim Thaçi do të merr guxim në vetvete për të shkuar aq larg sa të konfrontohet edhe me qytetarët brenda shtetit, por edhe me botën demokratike, me evropianët, për të shkelur mbi kushtetutën dhe injoruar ligjet, duke realizuar një skenar të krijimit të një Qeverije të re pa vota, si pasojë e së cilës vendi mundë të rrezikohet me destabilizim të përmasave të pa parashikueshme. “Presidenti i Kosovës nuk mundet që të veprojë ndryshe, pasi ai është përballur njëherë me protestuesit të cilët protestuan fuqishëm kundër zgjedhjes së tij si President, dhe që koha vërtetoi se sa të drejtë kishin protestuesit që nuk e donin atë për President. Por kësaj radhe nëse ai kundërshton Kushtetutën, legjitimitetin dhe verdiktin e popullit, ndëshkimi për të do të jetë shumë i ashpër. Dhe nuk besohet që ai të guxojë që ta provokojë gjithë popullin’, thotë analisti dhe eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.(

Kosova Sot Online)