Avokatin Gazmend Halilaj e kanë sulmuar dy persona, dy gëzhoja armësh janë gjetur në vend ngjarje, Policia jep detajet e para

  • 14 April 2020 - 17:56
Avokatin Gazmend Halilaj e kanë sulmuar dy persona, dy gëzhoja armësh janë gjetur në vend ngjarje, Policia jep detajet e para

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka thënë se sot është gjuajtur me armë zjarri pranë shtëpisë së tij sapo ka hipur në veturë.

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë për Express se dy persona e kanë sulmuar avokatin, i cili është lënduar nga përleshja me ta.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë  sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta”, ka thënë zëdhënësi I Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës.

“Policia ende është  duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë Krasniqi.

 

(Kosova Sot Online)