Komediani i njohur: Nuk dua të dëgjoj ankesa nga njerëz që janë izoluar në vila me pishina

  • 14 April 2020 - 18:43
Komediani i njohur: Nuk dua të dëgjoj ankesa nga njerëz që janë izoluar në vila me pishina

“Pasi të mbarojë kjo, unë kurrë nuk dua të dëgjoj njerëz që ankohen për mirëqenien e shtetit përsëri”, thotë komediani Ricky Gervais, shkruan Sky News.

Ricky Gervais ka kritikuar të famshmit dhe të pasurit që ankohen për bllokimin ndërsa personeli i mjekëve rrezikon jetën e tyre për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Komediani foli me mirënjohje për punonjësit e kujdesit shëndetësor që luftojnë koronavirusin në vijën e parë, në një intervistë.

“Pasi të mbarojë kjo, kurrë nuk dua t’i dëgjoj njerëzit që ankohen për gjendjen e mirëqenies, kurrë nuk dua t’i dëgjoj njerëzit që ankohen për infermierë përsëri” tha Gervais për The Sun.

”Këta njerëz janë duke punuar nga 14 orë dhe nuk po ankohen, duke veshur gjithë ditën maska dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjes. Por nga ana tjetër shoh dikë që ankohet se është izoluar në një vilë me një pishinë. Sinqerisht, nuk dua t´i dëgjoj fare”, vazhdon ai.

Komediani tha se “të gjitha gjërat më të mira janë falas, miqtë, natyra, mësimi dhe kujdesi shëndetësor”, andaj kjo është arsyeja pse duhet të duartrokitni heronjtë e kujdesit shëndetësor derisa vazhdon bllokimi nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)