I larguan nga banesa, kërkojnë ndihmë për strehim

  • 14 April 2020 - 21:07
 I larguan nga banesa, kërkojnë ndihmë për strehim

Kanë marrë me vete pak gjëra që kishin. E qysh prej mëngjesit, kjo familje po qëndron në oborrin e Komunës së Skenderajt. Madje, nëse atyre nuk u bëhet një zgjidhje, ata kanë në plan ta kalojnë aty natën.

Kjo familje u larguan nga banesa ku po jetonin me qira, në Fushë Kosovë.

Këtë vendim pronari i banesës e morri, pasi kuptoi që Selman Avdiu nga Skënderaji,nuk ka mundësi ta paguajë më atë.

Avdiu, që dikur edhe ishte pjesëtar i  ushtrise clirimtare të kosoves, tani ka mbetur i pa strehë.

Në këtë kohë të pandemisë, ai po kërkon ndihmë nga Komuna e Skenderajt.

E ankesa të njejta ka edhe bashkëshortja e tij.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për media, tha fillimisht se zgjidhje të shpejtë Komuna nuk ka mundësi tu bëjë nderkaq kërkoi nga kjo familje të qartësojë se ku ishin duke banuar.

E pas shumë diskutimeve, e pas disa orëve që kjo familje qëndroi pranë komunës, aty doli edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Ani pse kjo familje kishin kërkuar ndihmë më herët, në prezencë të T7, kryetari u premtoi se do t`ua paguajë qeranë për dy muaj.

Jashari tha se kjo ishte e vetmja ndihmë që Komuna mund t i ofrojë tani për tani.

Kjo familje me premtimin e kryetarit u larguan nga aty.

(Kosova Sot Online)