Konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus në Ferizaj

  • 14 April 2020 - 22:41
 Konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus në Ferizaj

Në qytetin e Ferizajt janë testuar 23 mostra nga të cilat 2 mostra kanë rezultuar pozitive, pra dy persona janë të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nga IKSHPK thonë se pritet që numri i të prekurve me koronavirus të zbret, për shkak të izolimit dhe reagimit të autoriteteve gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Edhe njëherë IKSHPK bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë.

Nga 23 mostra konfirmohen edhe 2 raste të reja të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj

Nga njoftimet që sapo pranuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi edhe 2 raste të reja të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19, nga 23 mostra sa janë marr për testim.

Numri i të infektuarve presim të ulet me zbatimin strikt të izolimit dhe reagimin e shpejt të profesionistëve shëndetësor e të tjerë në shërbim gjatë këtyre ditëve të pandemisë.

Duke i dëshiruar shërim të shpejt të prekurve me virusin COVID-19, përsërisim apelin për qëndrim në shtëpi.

(Kosova Sot Online)