Infektologu Krasniqi: Tre pacientë janë në gjendje të rëndë me koronavirus

  • 14 April 2020 - 22:47
 Infektologu Krasniqi: Tre pacientë janë në gjendje të rëndë me koronavirus

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar në emision se tre pacientë të moshës së shtyer janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.

‘’Tre pesona janë në gjendje kritike. Dy nga ta janë të kyqur në aparate respiratore. I treti është në formë tjetër të oksigjenimit’’, thotë ai.  

‘’Dy pacientë janë të moshës femër një  e moshës 72 e tjetra 71, ndërsa një mashkull është i moshës 79 vjeç’’, shton ai.  

Tutje ai tregon se përkundër që pacientët kanë sëmundje shoqëruese, mjekët po bëjnë të pamundurën që të kalojë kjo gjendje dhe pacientët të shërohen.

‘’Ne në klinikë jemi klinicistë pa marrë parasysh sëmundjet shqetësuese e kryejmë punën tonë me përkushtim të plotë. Jemi në pikun apo kulminacionin. Jemi duke bërë pak teste dhe nëse nuk bëjmë nuk mund ta dijmë kohën e saktë e arritjes së pikut. Me 200 teste në ditë, e dijmë kapacitetin e shtetit tonë, por me një numër të tillë të testeve vështirë të dihet koha e saktë e pikut. Por duke parë shtetet e tjera kanë qenë javën e katër deri ën javën e tetë pavarësisht masave që i  kanë marrë’’, thotë Krasniqi.

‘’Ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve që potencialisht kanë shpërndarë virusin. Ajo që kemi parë është se vetëm 20-25% që kanë marrë këtë virus duhet të shtirhen në spital. Faza më e rëndë është faza e javës së dytë pas infektimit. Shërimi shkon dy deri në tri javë. Por kemi raste ku shërimi zgjat edhe në gjashtë javë. ‘’, shton Krasniqi.

(Kosova Sot Online)