Haki Abazi i reagon Isa Mustafës , e quan komunist parazit

  • 14 April 2020 - 23:54
Haki Abazi i reagon Isa Mustafës , e quan komunist parazit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka reaguar nëpërmjet Facebookut ndaj kryetarit të LDK’së Isa Mustafa. Ky i fundit në një intervistë televizive tha se nuk pajtohet me hapat e ndërmarrë nga qeveria në detyrë në fushën e ekonomisë.

Abazi e quan ish-kryeministrin komunist e parazit.

“Kur flet një komunist parazit, i cili nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje; dhe ai flet për rregullat e ekonomisë së tregut dhe vlerat demokratike, më kujton fjalët e Rrahman Morinës se këtu ka hyrë një dreq i madh. Po duket se tanimë e kemi gjetur por nuk është një por është edhe Bukoshi dmth kanë qenë tre në shërbim të kryedreqit”, shkroi Abazi në Facebook.

Ndërkohë i pari i LDK’së, parti e cila ishte në koalicion qeverisës me VV’në deri kur inicoi mocion mosbesimi, njoftoi se si parti kanë marrë miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për të lidhur koalicion me AAK’në, Nismën e AKR’në për formimin e qeverisë së re.

LDK ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për masat e reja të kufizimit të lëvizjes duke i quajtur diskriminuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)