Godet ish agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po përgatiten për marrjen e dhunshme të pushtetit, pa zgjedhje demokratike

  • 15 April 2020 - 06:39
Godet ish agjenti i SHIK-ut: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po përgatiten për marrjen e dhunshme të pushtetit, pa zgjedhje demokratike

”Shkelja e zgjedhjeve demokratike, ose rrezikimi për shpërbërje të rendit Kushtetues ku Gjykata Kushtetuese e mbushur me servil të Thaçit dhe Mustafes gjykojnë ndryshe në dy situata të njëjta nuk do të lejohet, pra drejtësia do të kërkohet edhe në rrugë, pavarësisht se në rrugë do të mundë të ketë dhunë. Duke par reagimet qytetare dhuna shumë lehtë mundë të dal edhe nga kontrolli. Nëse Hashim Thaçi mendon se pushtetin mundet ta mbaj me dhunë dhe me polici e ka shumë gabim kësaj radhe dhe do të gabon rëndë”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Image
Naim Miftari

Njohësi i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, ish eprorë i lartë i UÇK-së dhe me pas TMK e polici të Kosovës, e sheh me shumë rrezik skenarin që po e vazhdon Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, që pa proces të ri zgjedhor demokratik, ta formon një qeveri tjetër të re nga përbërja e tanishme e Kuvendit të Kosovës, duke mbështetur një koalicion të ri të cilit do ti printe LDK-ja, dhe pas vetes do të merrte edhe AAK-n NISMA, dhe AKR-në së bashku me minoritetet, për ta lënë jashtë loje LVV-n kurse PDK-ja do të ishte një parti në distancë, mbështetëse dhe kontrolluese e mënyrës së funksionimit të këtij koalicioni.

Këtë rrezik të realizimit të një skenari të tillë, i cili do ta destabilizon vendin, Miftari e sheh të mundshëm pas letrës së fundit që Presidenti Thaçi i ka dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, e të cilit i kërkon që VV-ja ta propozon një emër tjetër për mandatar të formimit të Qeverisë së re.

“Letrat e Hashim Thaçit dërguar Albin Kurtit janë vetëm pjesë teatrale të presidentit pasi ky vet është skenaristi kryesor i rrëzimit të Qeveris Kurti, prandaj këto letra janë vetëm pjesë skenike ku presidenti po luan rolin e njeriut që e zbaton Kushtetutën edhe pse krejt Kosova e din se ai është vet shkelësi më i madh i Kushtetutës. Thaçi me Isa Mustafen janë marr vesh edhe para se të bjer qeveria se qeverinë e ardhshme jo kushtetuese do ta formon LDK me listën serbe AAK-në ,Nisma,AKR-në dhe pakicat kurse, PDK do ta luan kinse rolin e opozitës edhe pse faktikisht shtetin dhe institucionet ika në dorë vetë PDK me Hashim Thaçin si president i cili do ta siguroj edhe një mandat. Kjo i bije se kushdo qoftë që e merr pushtetin do të jetë vetëm një lloj rrotë rezervë e PDK-së. Skena ka një përfundim ku interpretimet do nxirren në Gjykatën kushtetuese, ku Hashim Thaçi i ka instaluar kukullat e veta, e që krejt varet për kë duhet të bien vendime pasi nuk punohet me nder dhe me ligj.”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

E sipas Miftarit, derisa Hashim Thaçi e ka përgatitur terrenin, skenën, edhe për epilogun që duhet të merr kjo shkelje e Kushtetutës nga Gjykata kushtetuese, përmes një interpretimi që do të jetë në favor të Hashim Thaçit dhekoalicionit kundër kushtetues mes LDK-së, AAK, Nisma dhe AKR me minoritete në mënyrë që të detyrohet ta pranon këtë interpretim edhe partia së cilës po grabitet mandati, pra LVV-ja, sado e rrezikshme që do të jetë kjo lojë për stabilitetin dhe sigurinë e vendit, pasi aty do të përfshihen edhe shërbimet e huaja sekrete për të arritur qëllimin e tyre, gjasat janë reale për të pasur protesta dhe trazira që do ta pamundësojnë funksionimin e një qeverie të tillë të kontrabanduar. “Është shumë e pritshme që në këtë vit do të na shkon krejt vera në pritje me interpretime, por posa të kaloj situata e pandemisë, nëse nuk caktohen zgjedhjet e lira në Kosovë, do të ketë demonstrata dhe revolt popullore që nuk do ti dihet fundi, pasi grusht shteti kundër Qeverisë të pa korruptuar Kurti ka për qëllim sjelljen në pushtet të atyre që për 20 vite rresht së bashku e kanë vjedh e plaçkitur Kosovën deri në kocka. Mirëpo kjo revoltë popullore do ta ndalon këtë qeveri kundër kushtetuese pasi që posa të kalon pandemia COV-19 do të fillon pandemia tjetër e Lëvizjes së popullit që do ta dërmon këtë qeveri kukull të Hashim Thaçit, sepse nëse nuk do të ketë zgjedhje të reja do të ketë rrezik ndoshta edhe për luftë qytetare ku shërbimet sekrete armiqësore do ta përdornin mirë situatën e krijuar nga tandemët Thaçi- Veseli dhe – Mustafa, të cilëve do të ju bashkohet në mënyrë naive, i etur për pushtet dhe para edhe Ramush Haradinaj”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai është i bindur se kundërshtimi qytetar do të jetë masiv dhe nuk do të lejohet të kapet Ligji e kushtetuta ashtu sikur që është vepruar për dekada të tëra më herët, sado e dhimbshme që do të jetë situata, pasi që ata që kanë planifikuar grusht shtetin do ta përdorin edhe aparatin e dhunës shtetërore për ta marr pushtetin me dhunë. “Shkelja e zgjedhjeve demokratike, ose rrezikimi për shpërbërje të rendit Kushtetues ku gjykata Kushtetuese e mbushur me servil të Thaçit dhe Mustafes gjykojnë ndryshe në dy situata të njëjta nuk do të lejohet, pra drejtësia do të kërkohet edhe në rrugë, pavarësisht se në rrugë do të mundë të ketë dhunë. Duke par reagimet qytetare dhuna shumë lehtë mundë të dal edhe nga kontrolli. Nëse Hashim Thaçi mendon se pushtetin mundet ta mbaj me dhunë dhe me polici e ka shumë gabim kësaj radhe dhe do të gabon rëndë”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)