Koronavirusi/ Studimi: Pa vaksina ose ilaçe, karantina do të vijojë deri në vitin 2022

  • 15 April 2020 - 09:57
Koronavirusi/ Studimi: Pa vaksina ose ilaçe, karantina do të vijojë deri në vitin 2022

Sipas një studimi të botuar në revistën “Science” nga Shkolla e Shëndetit Publik T. H. Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë, me periudha shkëputje dhe rikthimi,  deri në vitin 2022, si dhe masat distancuese sociale po ashtu.

Pa ilaçe dhe vaksina specifike, me lehtësimin e kufizimeve, Covid-19 do të kthehet periodikisht deri në 2025.

Të gjitha simulimet, rezultat i një modeli matematikor, tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të hiqen kufizimet.

Një faktor vendimtar i panjohur mbetet akoma për t’u përcaktuar në llogaritjet, përkatësisht kohëzgjatjen e mbrojtjes së dhënë nga antitrupat anti-COVID-19. Kjo është arsyeja pse studiuesit theksojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën urgjentisht.

(Kosova Sot Online)