Cilido që del pa maskë, do të arrestohet thotë shefi i policisë në Kenia

  • 15 April 2020 - 17:04
Cilido që del pa maskë, do të arrestohet thotë shefi i policisë në Kenia

Shefi i policisë në Kenia ka bërë të ditur se nuk do të lëshojë pe për ata nuk mbajnë maska dhe se arrestimi i tyre do të fillojë që nga e mërkura.

Hillary Mutyambai, inspektori i përgjithshëm kenian ka thënë se njerëzit kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i blerë maskat ëdhe që ky rregull do të hyjë në fuqi qysh tani.

Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet ka njoftuar se kushdo që gjendet në publik pa maskë do të gjobitet me 20.000 shilinga keniane (190 dollarë) ose do të burgoset për gjashtë muaj, raporton BBC.

Operatorët e transportit publik më parë kishin kërkuar nga qeveria t’i furnizonte me maska, duke përmendur kosto të larta.

Aktualisht maska njëpërdorimëshe po shitet me pakicë me 100 shilinga keniane (0,09 dollarë) përderisa një version N95 shitet deri në 1.500 shilinga keniane.

Qeveria kishte nxjerrë një udhëzim që të gjithë në vendet publike të mbanin maskë, duke kontraktuar kompani të ndryshme për të rritur prodhimin e maskave.

Për të mos ndotur ambientin, Ministria ka zhvilluar fushata vetëdijësuese publike se si të vendosen dhe hiqen maskat.

(Kosova Sot Online)