Situata në Angli ende kritike, 761 viktima në 24 orët e fundit

  • 15 April 2020 - 18:14
Situata në Angli ende kritike, 761 viktima në 24 orët e fundit

Situata në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë kritike.

Ndonëse numri i viktimave ka pasur një ulje të lehtë, shifrat janë sërish alarmante.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe për të katërtën ditë me radhë është nën 800.

Zyrtarët e shëndetit kanë njoftuar se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 761 persona.

Kështu, numri total i viktimave në vend ka shkuat në 12,868.

Ndërsa, brenda ditës vendi konfirmoi 4,603 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të rritet në 98,476.

(Kosova Sot Online)