Mbi 2 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin — shtetet më të prekura

  • 15 April 2020 - 20:28
 Mbi 2 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin — shtetet më të prekura

Koronavirusi ka mbërthyer gjithë globin, ndërsa numri i të infektuarve dhe viktimave rritet nga ora në orë.

Sipa të dhënave zyrtare, numri i të prekurve nga COVID-19 në gjithë globin kapërcu për të parën herë 2 milionëshin. Shifrat më të fundit tregojnë se ¼ e të prekurve që prej nisjes së pandemisë kanë mundur të shërohen, ndërsa mbi 128 mijë kanë humbur jetën.

Gjysmën e të prekurve në shkallë globale e kanë vendet europiane, ku numërohen në total mbi 80 mijë viktima.

SHBA, Italia, Spanja, Britania e Madhe janë vendet më të prekura.  Spanja shënoi 523 viktima këtë të mërkurë, ndërsa Italia 578.

Autoritetet njujorkeze thanë se numri i të vdekurve në këtë shtet federal arriti në mbi 10 mijë, sipas shifrave më të fundit. Ky numër përbën më pak se gjysmën e totalit të të vdekurve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku numërohen mbi 600 mijë të prekur, një e katërta e gjithë globit.

(Kosova Sot Online)