43 vjeçari shqiptar humb kontrollin e motorit dhe gjen vdekjen në rrugë

  • 15 April 2020 - 22:56
 43 vjeçari shqiptar humb kontrollin e motorit dhe gjen vdekjen në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shijak, ku një 43 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të motorit me të cilin udhëtonte.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.04.2020, rreth orës 21: 10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër,Shijak, duke drejtuar motorrin tip “Yahama”, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)