Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Hazirin e Limajn, flasin për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

  • 16 April 2020 - 16:18
 Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Hazirin e Limajn, flasin për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak ka thënë se bisedat e tij me tre politikanët kosovarë kanë qenë rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.

“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë”, ka potencuar Lajçak.

Ai ka thënë se mezi pret të punojë bashkë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)