Alarmon doktor Aliu: Kriza politike në Kosovë po e shkatërron diplomacinë, përfiton lobimi serb për ndarje dhe kundër njohjeve të Kosovës

  • 16 April 2020 - 16:52
Alarmon doktor Aliu: Kriza politike në Kosovë po e shkatërron diplomacinë, përfiton lobimi serb për ndarje dhe kundër njohjeve të Kosovës

“Kosovës i kanoset rreziku që të shantazhuarit ta shesin shtetin në ndonjë marrëveshje me Serbinë dhe ta vendosin atë sërish nën ombrellën e saj. Dhe tjetra, do të ia vazhdojnë mandatin e dytë z. Hashim Thaçi për president të Kosovës, gjë e cila në aspektin ndërkombëtare, do të bënë një shkatërrim total të gjithë sistemit nëpërmes të cilit funksionon shteti. Unë besoj që shteti i Kosovës është i kërcënuar pikërisht nga këta që i ka vendosur Haga në llupën e saj ose nga disa që janë futur deri në fyt në kriminalitet e korrupsion”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, doktor Hysni Aliu, e sheh si shumë serioze dhe të dëmshme në planin ndërkombëtar, situatën e krizës politike e institucionale të krijuar në Kosovë me zhvillimet pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës dhe mbetej me qeveri në detyrë. Prandaj, sipas Aliut, edhe viti 2020, një vit i vazhdimësisë së rrezikshme të humbjes së njohjeve të fituara deri më tani si pasojë e lobimit të fuqishëm serb, dhe dështimi i sigurimit të njohjeve të reja për shkak të çakordimit të diplomacisë kosovare, rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe luftës së ashpër deri edhe në personale, në mes të Presidentit Hashim Thaçi në këtë fund mandati, dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Kjo situatë, sipas Aliut po eshalon p-asi që të zgjedhurit nga populli po rreshtohen kundër interesave të popullit.

Image
Hysni Aliu

“Kriza e tanimë qeverisëse dhe thellimi i saj që do të ndodhë në të ardhmen e afërt, do i kthehet si bumerang shtetësisë së Kosovës, duke e dobësuar atë në arenën ndërkombëtare dhe duke ja lehtësuar Serbisë punën për marrjen edhe të ç’njohjeve tjera. Kosova ka qenë në një kohë të gjatë nën sundimin e robëruesve tanë shqiptar, të cilët i kanë zgjedhur deputetet pikërisht të atillë që ju shërbejnë mbajtjes së kriminalitetit dhe robërimit të popullit. Ne momentin që, përfaqësuesit e popullit, shndërrohen në përfaqësues të grupeve kriminale të partive nga të cilat vinë, atëherë, lirisht mund të themi që në Kosovë kemi robërimin nga mafia, të cilin robërim e bëjnë të ligjshëm deputetët e kuvendit që e marrin votën nga populli, duke i gënjyer, mashtruar, e manipuluar por qe besa edhe duke i shantazhuar dhe duke i paguar, dhe pastaj, si të kalojnë zgjedhjet at mandat e përdorin për interesat e veta dhe partive të veta që i kanë robëruar ata dhe popullin e tyre”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas doktor Aliut, Kosova, nuk po jeton në demokraci , përkundrazi, është e robëruar, fatkeqësisht kësaj here edhe me përkrahjen e SHBA-ve, e cila para zgjedhjeve kërkoj që mos të votohen kriminelët, dhe populli e dëgjoj, duke ja dhënë shumicën VV-së dhe LDK-së, duke besuar që LDK përfaqësohet nga z Vjosa Osmani dhe të rinjtë e kësaj partie, e që doli të jetë e kundërta.

Me këtë përmbysje politike që po përgatitet tani, sipas Aliut, pasojat do të jenë të pa parashikueshme. “Tani rreziku aktual, po shndërrohet në rrezik afatgjatë, sepse loza e Millosheviqit, Isa Mustafa me gardën e vjetër të LDK se po tentojnë të bëjnë një qeveri të re së bashku me AAK-në, me NISMEN e AKR-në, duke i dhënë sërish frymë korrupsionit , të cilin e la në gjysmë Haradinaj, gjatë qeverisjes së tij 2 vjeçare”, thotë doktor Aliu për “Kosova Sot Online”.

Por, sipas Aliut, ky nuk është problemi kryesor, problem është pikëpyetja për sovranitetin e shtetit që varet nga dy elemente: “Kosovës i kanoset rreziku që të shantazhuarit ta shesin shtetin në ndonjë marrëveshje me Serbinë dhe ta vendosin atë sërish nën ombrellën e saj. Dhe tjetra, do të ia vazhdojnë mandatin e dytë z. Hashim Thaçi për president të Kosovës, gjë e cila në aspektin ndërkombëtare, do të bënë një shkatërrim total të gjithë sistemit nëpërmes të cilit funksionon shteti. Unë besoj që shteti i Kosovës është i kërcënuar pikërisht nga këta që i ka vendosur Haga në llupën e saj ose nga disa që janë futur deri në fyt në kriminalitet e korrupsion. "Z. Thaçi, është për koalicionin LDK AAK NISMA, sepse ky koalicion do të ja mundësoj votat për rizgjedhje për president. Koalicioni PDK VV nuk i përshtatet z. Thaçi, sepse në këtë rast AAK dhe NISMA AKR në kohën kur duhet të rizgjidhet z. Thaçi për president këto parti nuk do ta jepnin votën e tyre pro. Pra Thaçi po e viktimizon partin e ti vetëm e vetëm që vetë të vazhdoj të jetë president. Natyrisht që PDK do ta rrëzoj shërbëtorin e tyre të mjerë z Mustafa posa të zgjidhej Thaçi president . Kjo është edhe një ndër arsyet perse u rrezua qeveria Kurti.”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se BE- ja duhet të bën hapa gjigant për ta ndryshuar situatën që po ekziston , sa nuk është vonë.

“Kosova, nuk guxon që të lejoj që të bëhet një qeveri ku bashkohen të gjitha kokat e kriminelëve, duke e mposhtur vullnetin e popullit. Unë besoj që kjo gjë duhet të kundërshtohet me të gjitha mjetet e mundshme demokratike. Brukseli, duhet të investoj më tepër në mjetet e informimit që do të ishin të pa varura. Duhet të informohet drejt edhe diaspora, nëpërmjet ndonjë televizioni që do të formohej në Bruksel dhe do udhëhiqej nga mërgata dhe gazetar nga Kosova”, thotë Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)