Gjakovë: Një muaj paraburgim ndaj dy personave për posedim të narkotikëve

  • 16 April 2020 - 17:15
 Gjakovë: Një muaj paraburgim ndaj dy personave për posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për dy të pandehur Sh. S. dhe L. S. për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Gjykatës thuhet se të pandehurit më 14 prill kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për në Kosovë.

“Me datë 14 prill 2020, i pandehuri Sh. S. në pikën kufitare Qafa e Prushit me këmbë bënë kalimin e paautorizuar të vijës kufitare duke hyrë ilegalisht nga Republika e Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës, fshihet në shkurre dhe pret automjetin BMË të cilin e drejtonte i pandehuri L. S.. Duke u kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, gjatë bastisjes së të pandehurve është gjetur substancë e ngurtë e dyshuar të jetë Kokainë në peshë prej 52.12 gram dhe para të gatshme në shumë prej një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë (1650) euro”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)