Albini Kurti i ka dhënë rreth 700 euro nga paga e tij për luftën kundër COVID-19

  • 16 April 2020 - 17:30
 Albini Kurti i ka dhënë rreth 700 euro nga paga e tij për luftën kundër COVID-19

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka dhënë gjysmën e pagës si kontribut për menaxhim të situatës me koronavirus në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar ai.

Kryeziu thotë se diaspora deri më tani ka grumbulluar 300 mijë euro.

“Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)