Australi, masat kufizuese zgjaten edhe për 4 javë

  • 16 April 2020 - 20:28
Australi, masat kufizuese zgjaten edhe për 4 javë

Masat parandaluese për pandeminë do të vijojnë në Australi për 4 javë të tjera.

Këtë e konfirmoi vet kryeministri australian Scott Morrison, sipas të cilit, brenda këtij afati kohor vendi do të ndërmarrë hapa të rëndësishme sikurse është rritja e numrit te testimeve, përmirësimi i gjurmimit të rasteve dhe bërjen e një plani fiks për përgjigjen ndaj rasteve të reja, që mund të dalin në të ardhmen.

Pavarësisht trendit rënës të rasteve të reja, kryeministri u shpreh se edhe për katër javët në vazhdim do mbetet në fuqi lëvizja e kontrolluar, mbyllja e shkollave dhe pezullimi i aktivitetit të bizneseve.

(Kosova Sot Online)