Në Amerikë rreth 34 mijë të vdekur nga koronavirusi

  • 16 April 2020 - 21:30
Në Amerikë rreth 34 mijë të vdekur nga koronavirusi

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi është 33 mijë e 903 dhe ai i të infektuarve rreth 667 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Vuhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë.

Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina “duhet të tregohet transparente” në ato që di për këtë çështje.

Instituti i Virologjisë i Vuhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij.

(Kosova Sot Online)