Fitore Pacolli reagon përsëri , thotë se Isa Mustafa i ka shfrytëzuar të mirat e shtetit për vete

  • 16 April 2020 - 21:55
Fitore Pacolli reagon përsëri , thotë se Isa Mustafa i ka shfrytëzuar të mirat e shtetit për vete

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka reaguar përsëri pas një deklarate për të cilën mori shumë kritika sot. Kësaj radhe, Pacolli ka raguar ndaj kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, duke thënë se i njëjti ka shkuar jashtë shtetit të shërohet, ndërkohë që kur ishte kryeministër ka kontribuar në degradimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

‘’Z. Mustafa, nuk është turp të thuash të vërtetën. Turp është të shfrytëzosh të mirat e shtetit vetëm për veten dhe familjen e afërt.’’, ka thënë ajo.

‘’Turp është kur nën qeverisjen tënde e të partisë tuaj keni lejuar e kontribuar në degradimin e sistemit shëndetësor. Pa rrugëdalje shumë prindër mbushnin sheshet me megaphonë e rrjetet sociale me lutje për të kërkuar ndihmë për shërimin e fëmijëve të tyre. Fëmijë të këtij vendi, jeta e të cilëve varej vetëm nga vullneti i zemrëmirëve. Shteti i rrënuar, për rrënimin e të cilit bartni edhe ju një pjesë të përgjegjësisë, nuk mund t’i ndihmonte.’’

‘’Nëpër spitale njoftimet në hyrje se u mungonjë medikamentet bazë sikur përshëndetnin pacientët. Kjo ishte një mënyrë që mjekët tu kërkonin pacientëve të varfëruar deri në palcë se duhej ti blenin ato nëse e duan shërbimin. Ata nuk kishin vend tjetër përvec shtetit të tyre që i kishte braktisur. Por, Ju kishit mundësi të tjera. Mund të mjekoheshit edhe jashtë shtetit.’’, shton Pacolli.

Tutje ajo ka reaguar edhe ndaj një dekalrate të Mustafës ku ai ka thënë se VV’së po i mungon edukata familjare dhe e tradiës kombëtare.

‘’Nuk po di se kujt po i mungon edukata familjare dhe e traditës kombëtare, mua apo juve?’’

‘’Mua që flas për mungesën e një sistemi publik shëndetësor që ofron përkujdesje cilësore për të gjithë apo juve që po arsyetoheni se nuk keni pasur nevojë të pyesni askënd për mjekimin tënd jashtë shtetit të cilin ju e keni udhëhequr për një kohë?’’, thotë Pacolli.

Tutje Pacolli shton se Mustafa ka bërë keqpërdorim të parasë publike, dhe se nuk i ka interesuar për përparimin e shtetit.

‘’Për ju qenka logjikë fashiste. Për mua është e detyrë e përgjegjësi e secilit që zë pozitat udhëheqëse të punoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Ai/ajo që vendos për shërbimet publike që i ofrohen qytetarëve nuk ka logjikë që vet t’i braktisë e të marrë shërbime tjera më të mira për veten dhe familjen e tij/saj.’’

‘’Ai/ajo që keqpërdor paranë publike e investon vetëm në projekte ku mund të ndaj tallin e nuk i intereson fare për shërbimet publike e për përparimin dhe avancimin e shtetit nuk mund të udhëheq shtetin.’’, shton ajo.

‘’Me veprimet tuaja ju po shpërfaqni që keni mbetur po i njëjti. Ai që hedh gurin dhe fsheh dorën. Nuk ke nevojë të përdorësh ura lidhëse për tu afruar me PDKën. Nuk ke nevojë as të derdhësh lot krokodili për ata që dikur i akuzoje për krime. Qytetarët tani të njohin mirë. Je po i njëjti, përsëri për interesa tua dhe të dostit tënd tradhëton besimin e qytetarëve.’’, përfundon Pacolli. 

(Kosova Sot Online)