Çun Lajqi ka dy fjalë për Albin Kurtin

  • 16 April 2020 - 22:05
Çun Lajqi ka dy fjalë për Albin Kurtin

Edhe sot aktori dhe shkrimtari i njohur kosovar Çun Lajçi, ka pasur një porosi për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Ai , përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti është dashur ta dijë se duhet t’i durojë edhe politikanët tjerë kur të futet në Qeveri, të cilët i ka quajtur "thi".

Ai ka kërkuar nga Kurti që t’i durojë ata që të mos rrëzohet

Postimi i Lajçit:

Albin bre, duhësh me ditë, se mal me thi asht shqiptaria!
___________________________
*
Jo

Ti mos e merr ngat zemrës, çka t’thashë mbramë, e sa kam më t’thanë nesër.

Sepse, sytë janë me pa, për ata që duen. Ti, hapi sa s’tu ka trashë perdja, se dikur s'bajnë punë as xhyzllykët!

Ai që don me pa, e sheh edhe drunin e thatë, n’mes t’malit, e n’mes t’livadhit veshin e lepurit!

Por dikush s'e sheh as malin, as livadhin, as bjeshkën, as kryet e vet!

Dikujt, pelhura e synit i trashët, e s’e sheh as psheshin n’sahan, as lugën të goja.

Pse po pret prejt sojit tij, me ta pa punën ty!

Mos prit fjalë t’mirë prej ugurziut.

Atij, iu ka turbullua uji n’gastare, e shiblat mundohet, me i pa të ti!

Atij, as fajin as gjynahin mos ia merr. T’randohet barra, e s’ta duron zemra!

T’thehen gjujt, pa e kalua pragun e derës!

Po!

Ke ikë prej malit, ke dalë n’fushë, tash duroje kaçubetin, që sillet përmbi kokën tande!

Edhe ai duhet me çukatë dikund, me hangër diçka!

Duhesh me ditë,si me ruejt kryet prej sqepit, e si me i ruejtë kambtë, mos me t’ra n’bira t’urithit.

Kthim n’mal ma s’ka, se vet ke dashtë m'u përfushë!

Ke dashtë me qënë roje mali, e mos me t'hangër ujqit! Rueju pra!

M’u ba bari i mirë ke dashtë, ndjelli delet pra, cy e cy, e mos u anko!

Lypi kullosat ku janë ma t’mirat, e ruej qingjat mos t’i marrin fajkojtë!

Jepu ujë n’kroje t’akullta, e kthei në numër të vatha!

Veç mos kujto, se shpëton pa t’nemë baçica, kur t’i mjelë n’shtrungë, nëse ndonjenën, e ka thithë bretkoca ditën, e s'ka me pasë tamël!

Kur t’ulësh n’sofër, duroi fjalët e vllaznive. Ata s’t’kan pa, kah i ke çua, veç kot kanë me t’thanë:

- Pse po i kullotë, nëpër çeta? A e din, se mundet ndonjena, me thye qafën?

Pse po i shtje gëlliave, e klekave? A e din, se bashka e leshit, u mbushet therra?

Pse po i ngutë, kah po zhdirgjësh, a e din, se e humbin tamlin?

Tash je ulë n’sofër, e duhesh me durua secilin, se kumonën ta ka kajtë me vjerrë n’qafën tande!

Mbajte tash, deri t'i këputet rrypi, ose ty qafa!

Kjo t’gjenë, kur don me qenë i pari, kur don me pri, e rrugët si din sa duhet. S’din cila asht ma e shkurtë e cila pa gropa. S'din kah t’bjen ma mirë, e sillësh nëpër mjegull, si me t'pasë hipë n'shinë kallokangja!

Ti

Mos u ban, si ajo çika që i tha nanës, s’po muj me i qëndisë mestët, se po m’i therë gishtat gjylpana!

Po i tha nana, nuk shpëton pa t’u ngulë, jo, se ke dashtë me t’fejua për filanin, e me ia qëndisë, lule-lule me ia ba, mestët!

E ke përbirua penin n’veshin e gjylpanës, tash mos u anko, cilin gisht po ta therë, se nuk shpëton jo!

Veç kur t’i veshë jarani mestët, e kur t’ia shohish lulet n’kambë, dhimbjet kanë me tu ba mjaltë, se qejfi asht ma i madh se Stambolli.

E ti, ke dashtë me dalë i pari! Me pri, pa dijtë, se kush ka me t’ardhë mbrapa, e kush ka me t’dalë përpara, e cila rrugë asht pa therra!

Ti je ba si ai burri, që iku n’Shqipni, n’kohën e Enverit.

Duel të kërshi i Vujkut, thonë, n’megjë me Malin e Zi, dhe e pa nji bareshë me qinda derra. Ky prej frikës se asht hi n’Mal t’Zi, e pyeti: Ku jam bre?

Ajo iu përgjigj: N’Shqipni more, n’Shqipni!

Ky s’u durua pa i thanë: Qyshë bre, edhe n’Shqipni ka thi a?

Baresha, s’guxoi me i thanë, këthehu, se ty t’u paska kajtë nana, që e ke lanë Kosovën, por ofshani: Eh, me dijtë ti, sa thiu asht n’Shqipni…!

Edhe ti, lum biri, s’ke dashtë me ditë, se thitë ke me i pasë para e mbrapa, por ke pasë qejf me marrë shtagën e profetit e me dalë me iu pri.

Tash priju, veç duroi edhe buçkat n’prapanicë, e mundohu n’mujsh mos m’u rrëxua.

Mal me thi asht shqiptaria, he mjerë-mjeri unë!

Dardani, 16.04.2020

(Kosova Sot Online)